Linja e autobusëve të kompanisë “Durmo-Turs”, në relacion Gostivar-Shkup, dhe anasjelltas kryesisht shfrytëzohet nga qytetarë të rinj të Gostivarit, të cilët në Shkup janë të angazhuar me punë, ose si studentë, raporton gazeta KOHA. Piktori nga Gostivari, Reshat Ahmeti, një pasagjer i rregullt i kësaj kompanie, i cili fatmirësisht sot nuk kishte udhëtuar me këtë autobusë, për gazetën KOHA tregon se për banorët e Gostivarit dhe fshatrave përrreth, kjo linjë është më rëndësi pasi e njëjta lëviz direkt nga Gostivari drejt Shkupit.
“Fati i madh sot nuk isha në atë autobusë. Interesi për këtë linjë është i lartë, pasi ajo drejtë Gostivarit, nga Shkupi niset në ora 16:15, vetëm disa çaste pasi administrata e shtetit përfundon me punë. Shpeshherë nuk ka vende të lira në autobusë”, thotë, piktori Ahmeti. Gazeta KOHA merr vesh se në mesin e 13 viktimave dhe të lëbduarit janë kryesisht të rinj.