Adnan Neziri Kandidati për Kryetar komune për Tetovën nga Aleanca për Shqiptarët, sot pasdite vizitoi Qendrat Edukative Këshilluese të personave me aftësi të kufizuar në Tetovë.

Neziri u informua mbi kushtet dhe gjendjen aktuale të këtyre qendrave ditore të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe theksoi se prioritet do te ketë ndërtimin e qendrave të reja ditore për trajtimin e ketyre personave me infrastrukturë adekuate, do të lëshohen fonde ku per qëllim do të jetë zhvillimi i talenteve të veçanta të këtyre personave. Ai shtoi: “Qëllimi final është t’i bëjme edhe ata të ndjehen pjesë e shoqërisë pavarësisht pengesave që kanë” – shtoi Neziri.