Gazetari Adriatik Kelmendi, ka dalë përkrah deputetes së Vetëvendosjes, Aida Dërguti, e cila përmes disa SMS-ve të publikuar në media e quan “m*t”, Albin Kurtin.
Kelmendi thotë pirolla i qoftë Dërgutit, jo për shprehjen e përdorur, por për letrën e kërkimfaljes.

Postimi i plotë i Kelmendit:

Pirolla i qoftë Aidës! Jo për shprehjen e përdorur, por për letrën e kërkimfaljes.Po i thotë hapur problemet dhe po angazhohet për liri brenda partisë.E njëjta ka fituar simpatinë edhe kur ka kapur armën gjatë luftës në UÇK, edhe kur u përball me “veteranët” në Kuvend kur u tentua që të denigrohet lufta, e edhe sot kur e para tregoi me guxim se jo gjithçka po shkëlqen në partinë e saj.Kjo konsistencë sigurisht se ka bërë që Aida të jetë gruaja më e votuar nga partia në zgjedhjet e fundit, para shumë “burrave të fortë”.S’po lë tash fare shije të mirë kur partia e cila në zgjedhjet lokale nuk e kandidoi asnjë grua për kryetare komune, po e nënvizoj a s n j ë grua, tash i jep hapësirë disa anonimusëve nga Tirana që ta sulmojnë gruan më të fuqishme të partisë.Pse?Se paska përdorur një fjalë të rëndë në një komunikim privat, fjalë të cilat publikisht i përdorin çdo ditë kolegët e saj deputetë burra.
Jo fer!