Nëse doni të dini se si është dashuria e vërtetë, shmangni filmat. Dashuria e shfaqur në ekran është një imitim i ëmbëlsuar dhe i parëndësishëm i realitetit. Dashuria nuk është vetëm një përqafim i ngrohtë, një vështrim i pasionuar ose fluturat në stomak, dashuria është e papërsosur dhe kjo është ajo që e bën të përsosur. Kushtojini vëmendje këtyre 12 gjërave që partneri bën për ju.

1. Gjithmonë i përmbush premtimet, pavarësisht sa të parëndësishme mund të duken, është gati të sakrifikojë kohën e tij për t’ju ndihmuar, duke treguar se ju konsideron prioritet të lartë.

2. U jep rrethit tuaj shoqëror, si miqve, ashtu edhe familjes tuaj, respektin që meritojnë. Ai refuzon t’i gjykojë ato dhe nuk i shmang qëllimisht. Mban mend gjërat si ditëlindjet e prindërve tuaj dhe gjithmonë është i vëmendshëm ndaj tyre.

3. Një mashkull që me të vërtetë ju do, do t’ju me dashuri pa kushte, do t’ju mbështesë në çdo mënyrë të mundshme duke ju dhënë edhe kohë për veten tuaj, nëse është e nevojshme. Nuk do të jetë xheloz, nuk do t’ju kontrollojë, nuk do t’ju kritikojë zgjedhjet tuaja, nuk do të dyshojë për gjithçka që bëni dhe nuk do të fiksohet.

4. Për shumicën e meshkujve, gjithmonë miqtë vijnë të parët, dhe vështirë se do të heqin dorë nga të parit e një ndeshje futbolli me ta, për ju. Por në qoftë në vend të kësaj, ai preferon të jetë me ju çdo herë, atëherë ai me të vërtetë ju do.

5. Mënyra më e lehtë për të kontrolluar nëse partneri juaj ju do, është në kohë të vështira. Nëse i konsideron problemet tuaja të parëndësishme, qoftë dështimi në një test apo depresioni, dhe ndryshon temë, ose ju injoron tërësisht, atëherë definitivisht nuk ju do. Nëse lënë çdo gjë që ka vetëm për t’ju dhënë mbështetje morale dhe të paktën t’ju dëgjojë ty, të jeni e sigurt për dashurinë e tij të vërtetë.

6. Çdo vendim i rëndësishëm, qoftë blerja e një shtëpie të re apo investimi i parave në një projekt, duhet të merret së bashku, veçanërisht nëse bëhet fjalë edhe për paratë tuaja. Nëse ai ju thotë “Nuk ta thashë sepse e dija që do të bije dakord në çdo rast”, kjo nuk është aspak shenjë e dashurisë për ju.

7. Ashtu si dashuria nuk është e përsosur, as meshkujt nuk janë. Nëse partneri juaj e kupton këtë dhe pranon të gjitha gabimet, është i duhuri për ju. Në një marrëdhënie, duhet të përballeni jo vetëm me anët pozitive të të tjerëve, por edhe me ato të errëta. Duhet forcë dhe durim për ta bërë këtë, dhe në qoftë se një burrë qëndron pranë jush, edhe pse ka parë më të keqen tuajën, me të vërtetë ju do.

8. Një burrë që është thellësisht i dashuruar me ju, gjithmonë do t’ju përfshijë në planet e tij. Ai do të kërkojë mendimin tuaj, do të merret me çështjet urgjente në vend që t’i injorojë ato dhe do t’i zgjidhë bashkë me ju. Një e ardhme ideale për të do të jetë gjithmonë ajo në të cilën ju jeni në qendër. Përndryshe ju me siguri nuk do ta shihni marrëdhënien tuaj si afatgjatë.

9. Vë shëndetin tuaj mbi të tijin. Çdo herë që ndiheni të sëmura mendërisht ose fizikisht, ai lë mënjanë përparësitë e tij dhe kujdeset për ju, sa më shumë që të mundet. Ai është gjithmonë i vëmendshëm për mirëqenien tuaj.

10. Pa marrë parasysh se sa e egër apo e çmendur është ideja juaj, vetëm e vetëm që t’ju bëjë të lumtur dhe t’ju mundësojë të ndiheni e përmbushur, ai do t’ju mbështesë pavarësisht nga çdo gjëje. Një njeri që nuk ju do, gjithmonë do të dyshojë për mendimin tuaj dhe vazhdimisht do të kritikojë vendimet dhe zgjedhjet tuaja. Zgjidhni njeriun që ju përkrah, jo atë që ju ul poshtë.

11. Dikush që me të vërtetë ju do, i kushton vëmendje asaj që thoni dhe asaj që ju duhet vërtet. Shpesh ju befason me gjëra të vogla dhe përpiqet t’ju bëjë të ndiheni të lumtur dhe të sigurt.

12. Nuk ka asgjë më romantike se një burrë që përgatit darkën për ju, si dhe kujton pjatën tuaj të preferuar, ose që vjen me lule që keni përmendur më herët. Kjo tregon se është plotësisht i përfshirë dhe i kushton vëmendje shijeve dhe antipative tuaja. Gjithashtu mban mend gjërat e vogla dhe i përdor ato për të krijuar kujtime të çmuara me ju.