Një fluturim i “Air France” ka kërkuar “ulje përparësie” në rrugën e tij drejt Aeroportit “Charles de Gaulle” në Paris nga Detroit i SHBA, pas raportimit të një emergjence mjekësore në bord.

Rrjetet e monitorimit ndërkombëtar të fluturimit raportuan se Boeing 777-228 shpalli një “emergjencë të përgjithshme” në mes të fluturimit rreth orës 07:45 të premten.

Air France më vonë sqaroi se fluturimi kishte kërkuar “ulje prioritare” për “arsye mjekësore”.

Avioni u ul në mënyrë të sigurt në Paris në ora 8:16, rreth 40 minuta përpara kohës së planifikuar të mbërritjes.

Kompania nuk sqaroi me detaje se çfarë kishte ndodhur realisht.