Një delegacion afaristësh nga shteti i Izraelit,i udhëhequr nga ish-funksionari shtetërorë Silvan Shalom, vizitoi Maqedoninë, ku është takuar me Kryeministrin Zoran Zaev.

Bashkëbiseduesit kanë konstatuar se janë krijuar kushte të mira për përparimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit në sferën e ekonomisë, ndërmjet Maqedonisë dhe Izraelit.

Delegacioni i afaristëve dhe Kryeministri Zaev kanë folur për mundësitë e invesimeve izraelite në Maqedoni, ku është shprehur një interesim i theksuar i afaristëve të Izraelit.

Përndryshe, delegacioni i afaristëve nga Izraeli ka ardhur në Maqedoni për të shqyrtuar nga afër kushtet për investim dhe përfitimet e programit qeveritar, si edhe sferat se ku mund të investohet.