Samiti i sapokryer i G20 do të kujtohet për shumë kuriozitete, por një fotografi ka sjellë një trazim të vërtetë.

Është zbuluar se kjo fotografi nuk është autentike, edhe pse në të janë po të njejtit persona si Donald Trump, Recep Tayip Erdogan dhe Vladimir Putin. Fotografia në të cilën janë kryetarët e SHBA-ve, Rusisë dhe Turqisë është bërë shumë shpejtë virale, kryesisht edhe për atë që duket sikur te Putini është e gjithë vëmendja.

Problemi në këtë fotografi është se në fakt presidenti rus aspak nuk është pjesë e kësaj fotografie.