Sot u bënë një javë që kur ka nisur përpilimi i amendamenteve të Kushtetutës së Maqedonisë, por të ato nuk do të dorëzohen as sot, e kurse deri te skadimi i afatit, 3 nëntor kanë mbetur edhe një javë, njofton Portalb.mk.

Nga Qeveria e Maqedonisë njoftuan se sot nuk do të dorëzohen amendamentet, për shkak se të njëjtat nuk janë përpiluar.

“Qeveria nuk do të dorëzojë amendamente sot në Kuvend. Procesi për përpilimin ende është në rrjedhë, duhet të presim”, thanë nga Qeveria e Maqedonisë.
Kjo demanton deklaratën e deputetit të Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Aleksandar Kiracovski, të dhënë sot për media ku thotë: “se disa amendamente do të dorëzohen sot në Kuvendin e Maqedonisë”.

Amendamente, deri te Qeveria e Maqedonisë ka propozuar edhe partia opozitare shqiptare Lëvizja BESA me kryetar Bilall Kasami, të cilat kanë të bëjnë me çështjen shqiptare në Maqedoni, për të cilën nga Qeveria e Maqedonisë thanë se janë pjesë e pakos.

“Amendamentet që dje u dorëzuan nga Lëvizja BESA i kemi pranuar, dhe të njëjtat janë pjesë e pakos së ndryshimeve kushtetuese. Procesi ende është në rrjedhë. Se a do të shqyrtohen, për këtë duhet të pyeten partitë politike në Kuvend”, thanë nga Qeveria e Maqedonisë.
Në lidhje me këtë, analistët kanë vlerësuar se “nuk është momenti i duhur për të parashtruar amendamente për çështje shqiptare”.

Përpilimi i amendamenteve vjen pas miratimit të procedurës për hapjen e kushtetutës së Maqedonisë, më 19 tetor të 2018-s në Kuvendin e Maqedonisë. Miratimi u mundësua me votën “për” të 80 deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë, përfshirë edhe 8 deputetë të VMRO-DPMNE-së, për të cilët u tha se në Kuvendin e Maqedonisë do të formohet Komision për Pajtim Nacional dhe grup parlamentar, pasi që u përjashtuan nga partia.

Çfarë pas përpilimit të amendamenteve?

Pas përpilimit të amendamenteve, të njëjtat dorëzohen në Kuvenin e Maqedonisë, dhe çdo amendament nëpërmjet së cilëve do të intervenohet në kushtetutë, do të duhet që të kalojë nëpërmjet kontrollit Komisionin Juridik-Ligjvënës, në përbërje të Sonja Mirakovska – kryetare, Frosina Remenski – zëvendëskryetare, dhe anëtarëve: Kostadin Kostadinov, Betiane Kostov, Sashko Kostov, Beti Naumovska, Ejup Alimi, Vesel Memedi, Zoran Ilioski, Nada Cipusheva, Vesna Pemova, Pavlinçe Çestojnova, Ivan Stoilkoviq, Nevenka Stamenkovska dhe Fadil Zendeli.

Kurse zëvendësanëtarë janë: Enes Ibrahimi, Mira Sojeçevska, Ilija Nikollovski, Mirosllav Jovanoviq, Samka Ibraimovski, Agim Shaqiri, Surija Rashidi, Bllagica Llasovska, Emilija Aleksandrova, Nikolla Micevski, Ivan Ivanov, Liljana Popovska, Dafina Stojanovska dhe Afrim Gashi.

Amendamentet do të shqyrtohen dhe në Komisionin për Çështje Kushtetuese ku duhet që të votohen me shumicë nga numri i deputetëve që janë anëtarë në Komision. Kryetar i Komisionit është Talat Xhaferi me zëvendës Xhevat Ademin, kurse anëtarë janë: Enes Ibrahimi, Sonja Mirakovska, Samka Ibraimovski, Liljan Popovska, Aneta Simeska Dimoska, Tatjana Lallçevska, Surija Rushidi, Nikolla Gruevski, Tajko Veljanoski, Dimitar Stevananxhija, Nada Cipusheva, Dafina Stojanovska, Ivan Stoilkoviq, Stojan Millanov dhe Fadil Zendeli.

Zëvendësnëtarë janë: Mileva Gjorgieva, Ilija Nikollovski, Lidija Taseva, Muhamed Zekiqi, Ferid Muhiq, Agim Murtezanov, Agim Shaqiri, Ziadin Sela, Emil Dimitriev, Amdi Bajram, Bllagoja Despotoski, Vlladanka Aviroviq, Dragan Cuklev, Nevenka Stamenkovska, Sasho Vasilevski dhe Afrim Gashi.

Pasi që Kuvendi me shumicë absolute, gjegjësisht me përkrahjen e 61 deputetëve do të deklarohet për çdo amendament të amendamenteve kushtetuese, do të caktohet seancë për ndryshim të Kushtetutës për të cilën është e nevojshme shumicë prej dy të tretave dhe me këtë bëhet ndryshimi i Kushtetutës.

Deri në ndryshimin e Kushtetutës është e nevojshme që të votohet edhe dy herë, njëherë me shumicë absolute gjegjësisht 61 vota nga numri i përgjithshëm dhe një herë me shumicë prej dy të tretave, gjegjësisht me 80 vota.