Nëse keni vendosur që ta mbuloni fushatën zgjedhore, kjo do të thotë se duhet të siguroni drejtësi, balancim dhe paanshmëri në programin e përgjithshëm. Ky ishte mesazhi të cilin ua drejtoi radiodifuzerëve, udhëheqësja e repartit për të drejtat e njeriut dhe njohuri mediatike, në kuadër të Agjencisë së Mediave, Emilija Petrevska.

Ajo rikujtoi radiodifuzerët se cilat rregulla duhet t’i respektojnë gjatë 20-ditëshit të fushatës zgjedhore. Në kuadër të fushatës zgjedhore, sipas Petrevskës, do të monitorohen edicionet e lajmeve dhe emisionet debative.

EMILIJA PETREVSKA KOMENJAROVA, UDHËHEQËSE E REPARTIT PËR NJOHURI MEDIATIKE

“Analizojmë në lajme se në cilën mënyrë raportohet për punën, aktivitetet e rregullta, të parregullta të pjesmarrësve në procesin zgjedhor në tërësi, si dhe të bartësve të funksioneve qeveritare në të gjitha nivelet…E ndjekim gjendjen e qasjes dhe trajtimin e pjesmarrësve në procesin zgjedhor në emisionet informative të veçanta, që do të thotë nëpër debate, intervista, emisione aktuale informative, mënyrën se a keni trajtim të njejtë për të gjithë dhe a kanë ata qasje të barabartë në programet tuaja”

Drejtori i Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuele, Zoran Trajçevski, tha se pavarësisht asaj që monitorimi i mediave ka filluar shumë më herët, deri në fillimin e fushatës zgjedhore nuk ka rregulla dhe mundësi ligjore për marrje masash. Ndërkaq, ai shtoi se në rast se gjatë 20-ditëve të fushatës zgjedhore haset në raportim të pabalancuar, do të ngriten procedura kundërvajtëse.

ZORAN TRAJÇEVSKI, DREJTOR I AGJENCISË SË MEDIAVE

“Në këtë cikël zgjedhor, ky është trajtimi i dytë, menjëherë pas përcaktimit të zgjedhjeve në gusht, kishte takim me radiodifuzerët për trajtime dhe rikujtim për detyrimet që i kanë në kohën e para fillimit të fushatës. Zgjedhjet këtë vit do të zbatohen në bazë të kodit të njëjtë zgjedhor, siç u zbatuan zgjedhjet parlamentare në vitin e kaluar. Në këtë periudhë  prej fillimit të fushatës deri më tani nuk kemi vërejtur shkelje,  megjithatë ne bëjmë raporte dhjetëditore, kështu që në fund të atyre 10 ditëve në pjesën e fillimit të fushatës do të dalim me vlerësimin e balancimit në raportim dhe nëse ka media të cilat nuk janë të balancuara në raport do të ngritet procedurë kundërvajtëse”

Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuele prezantoi edhe aktivitetet e Agjencisë në tremujorin e kaluar, raportin e analizës së tregut të radiove dhe televizioneve në vitin 2016, si dhe prezantoi edhe ndryshimet në ëeb faqen e Agjencisë, tek e cila tani do të mund të qasen edhe personat me shikim të dëmtuar pjesërisht dhe tërësisht.

Ajnur Bafqari /SHENJA/