Modelja dhe organiztaroja e njohur Agnesa Vuthaj është duke bërë përgatitjet maksimale bashkë me bukuroshen Camila Barraza e përzgjedhur si “Miss Kosova”, që ta prezantojnë sa më denjësisht bukurinë e vendit në “Miss Universe”. 

E derisa po merret me këtë organizim, bukuroshja po ia lejon vetes që të ketë herë pas here edhe ndonjë ditë pushim, për të kaluar momente relaksi për veten e saj.

 

Së fundmi, ajo ka publikuar disa imazhe në Instagram Story, përmes së cilave ka treguar se e ka kaluar kohën në një qendër estetike.

Ajo ka bërë atje një trajtim estetik shumë të veçantë, pasi ka realizuar një maskë fytyre me material të lëngshëm të punuar me ari.

Ky trajtim estetik është një nga më të shtrenjtit, gjersa kjo tregon se bukuroshja kosovare i jep shumë rëndësi dukjes, ndaj dhe përdor trajtimet më të mira.