Qëllimi ynë ka qenë që ta ruajmë situatën që mos të përshkallzohet edhe pse për pak do ta paguanim çmim shumë të lartë me humbjen e liderit të partisë, sepse për disa orë ka qenë në gjendje shumë të vështirë.

Do të kisha apeluar deri tek BDI edhe Lëvizja Besa, se këtë debat që po zhvillojnë kundër njëra-tjetrës, tani nuk ka asnjë lloj kuptimi.
Me 27 prill të dyja partitë ishin pjesë e kuvendit, pjesë e mënyrës se si u zgjodh kryeparlamentari, dhe aty as njëra, as tjetra nuk u dëshmuan me veprimet e tyre dhe nëse ky debat do të vazhdoj edhe më tutje atëherë do te detyrohet Aleanca për Shqiptarët të drejtohet ndaj të dyjave me argumentet të cilat i kemi.
Ditën kritike vetëm dy liderë qendruan në parlament edhe z.Sela edhe z.Zaev. Imagjinoni çfarë legjitimiteti do të kishte zgjedhja e kryeparlamentarit nëse edhe këto dy do të mungonin nga ai proces i votimit. Edhe Sela edhe Zaevi ishin të vetëdijshëm që policia nuk do ta kryej punën si duhet, që shumë institucione tjera mund të jenë të involvuara në përgatitjen e këtij skenari, përfshirë edhe dy deputetët që hapën dyert për protestuesit, kundër të cilëve do të duhet të hapen procedura gjyqësore dhe të ju merret imuniteti.
Te dy bashk Sela dhe Zaev qëndruan aty u ballafaquan me turmën edhe me rrezikun që mos mund të dalin të gjallë prej parlamentit. Falë Zotit z. Sela shpetoi edhe pse ishte në gjendje shumë vështirë andaj ju bëjmë apel të dyja partitë që nëse e kanë betejë politike këtë debat, ai ska kuptim, ndërsa në qoftë se duan ta hijezojnë veprimin e tyre në ditën kritike, është shumë evidente se çka po bëjnë. Prandaj duhet debatet ti fokusojmë diku tjetër dhe mos merren këta ndërmjet veti./fol.mk