Agrometeorologët e Maqedonisë thonë se dëbora do t’i mbrojë kulturat e mbjella vjeshtore nga temperaturat e ulëta. Sipas tyre, në këto kushte, qëndrueshmëria e të mbjellave është më e madhe.

Megjithatë, Enti Hidro-Meteorologjik paralajmëron mot të ftohtë në ditët në vijim. Moti i ftohtë i vazhdueshëm mund të rrezikojë ngrirjen e vreshtave të reja dhe pemëve, sidomos përgjatë luginës së Vardarit dhe në Maleshevi.

Dëmet e mundshme nga nngrirja në këto ditë nuk mund të konstatohen deri sa nuk fillon veshja pranverore kur edhe mund të bëhet ndonjë ndërhyrje.