Mosmarrëveshja e emrit me Greqinë duhet të zgjidhet nëpërmjet kompromisit dhe mënyrës që të mos shkaktojë polarizim në shoqëri, ka thënë kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në takimin vjetor të sotëm me gazetarët në selinë e partisë në Reçicën e Vogël, përcjell Fol.

Ahmeti beson se ideja e një referendumi nuk do të kontribuojë në atë drejtim. Ai mbron idenë e përfshirjes së opozitës në proces dhe për një konsensus më të gjerë. /Fol/