Në tubimin e mbajtur në sheshin ‘Skdëndërbe”, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti porositi kandidatin për kryetar të komunës së Çairit, Visar Ganiun, që të vazhdojë misionin që e ka filluar kjo parti para 15 vitesh, prodhimin i vlerave, pasi sipas tij deri tani kanë arritur të sjellin shumë vlera për popullin. Ahmeti gjithashtu potencoi se Ganiu e ka gjithë mbështetjen të pa rezervë të BDI-së dhe në këtë mënyrë ata besojnë se do të arrijnë të korrin sukses më 15 tetor.

“Mos të harrojmë se BDI për 15 vite ka ndërtuar njerëz të ditur për të drejtuar. Mos të harrojmë se BDI është vlerë kombëtare, vlerë e cila ka dalur nga një numër i madh i sakrificave dhe gjakut të derdhur, vetëm e vetëm, për të arritur synime e qëllime, aty ku e kanë pasur edhe të parët tanë. Prandaj, këto thesare, këto vlera që janë ndërtuar duhet edhe rrespektuar”, tha Ahmeti. /SHENJA/