Deri më tani i keni “urryer” kaçurrelat pasi nuk keni ditur si të silleni me to

I lani gabim, nuk i stiloni në mënyrën e duhur dhe pëdorni produktet e gabuara ! Truket e mëposhtme do t’u ndryshojnë (për mirë) jetën kaçurrelseveMos përdorni asnjëherë furçë, por gjithmonë një krëhër me dhëmbëza të mëdha.

Filloni nga majat për të përfunduar tek rrënjët. Do t’i krihni më lehtë dhe nuk do të prishni kaçurrelin.

Aplikoni balsamin përpara shampos. Mbështillini flokët me një kapuç plastik dhe lërini për disa minuta.
Për flokë që shkëlqejnë dhe me volum përzieni pak shampo pa sulfate me balsam dhe lajini flokët normalisht. Kjo metodë nuk do të eleminojë tërësisht yndyrën natyrale të flokut duke e bërë atë të duket i thatë si kashtë.

Nëse i keni flokët shumë të thatë mund të përdorni vetëm balsam.
Krihini flokët gjithnjë në dush kur floku është i lagur pasi në të thatë kaçurrelat do të ndahen dhe do të elektrizohen.
Mënyra më e mirë për të tharë flokët kaçurrela është me një bluzë pambuku dhe jo peshqir. Ky i fundit thith të gjithë lagështinë duke i tharë flokët tërësiht.
Asnjëherë mos u shtrini me flokët lëshuar, por kapini topuz. Në mëngjes kaçurreli do të jetë i drejtë.
Disa orë përpara se të lani flokët aplikoni vaj kokosi ! Ky trajtim parandalon tharjen dhe ndarjen e majave më dysh.
Produkti që rekomandohet nga ekspertët është kremi. Nëse shkuma apo vaji mund ta lënë flokun e thatë ose shumë të vajosur, kremi do i japë një shkëlqim natyral.
Këshillë:Mos i lani flokët në ditë me shi, pasi kur lagështia është shumë e lartë në ajër bën që flokët të fryhen.
Lexoni me poshtë dy maska për flokët kaçurrela

Maskë me vaj të arrës së kokosit, kastravec dhe vezë :
Përbërësit: 1 vezë, 1 kastravec i vogël dhe 1 lugë gjelle vaj të arrës së kokosit.
Kaloni në frulator vezën dhe tulin e kastravecit. Më pas bashkon masën e sipërme me vajin e arrës së kokosit. Pasi maska të jetë bërë kremoze dhe homogjene aplikojeni në flokë dhe masazhojeni për 5 minuta. Lëreni të veprojë për të paktën një orë. Lani kokën me shampon e zakonshme dhe ujë të vakët.
Maskë me birrë dhe limon
Përbërësit: 1 litër ujë, 1 limon i shtrydhur dhe 1 kanaçe birrë 250 ml
Fillimisht zieni ujin. Pasi ta hiqni nga zjarri shtoni birrën dhe lëngun e limonit të shtrydhur. Vëreni sërish të ziejë më zjarr të ulët për dy minuta të tjerë. Pasi të ftohet hidhni masën në një flakon në formë sprucatori dhe njomni flokët në të gjithë gjatësinë e tyre. Mos u ekspozoni direkt në diell. Mund ta mbani në kokë sipas dëshirës. Këshillohet të përdoret dy deri në tre herë në javë.