“Nuk pati taktizime për të blerë kohë apo diçka të ngjashme. E kishim patjetër të bëjmë analiza thelbësore dhe të detajuara deri sa të shteronim të gjitha kanalet që të shpien drejt një zgjidhjeje reale”, theksoi lideri i BDI-së Ali Ahmeti për media, pas takimit të mbrëmshëm që pati me kryesinë qendrore.
Lidhur me zgjedhjet lokale, ai tha se duhët të respektohen afatet dhe të njëjtat të mbahen në kohën e paraparë ligjore, që është maji i vitit 2017.

I pyetur se a ka gjasa që deri të hënën do të arrihet të zgjidhet Kryetari i Kuvendit, Ahmeti ftohtë është përgjigjur se nuk dëshiron të predikojë me situata hipotetike.