Plenumi i arsimtarëve në Maqedoni ka dënuar ashpër ngjarjet e fundit në disa shkolla të Shkupi, Shtipit dhe Manastirit, në të cilat nxënës të shkollave fillore dhe të mesme janë keqpërdorur për qëllime politike.

“Mendojmë se disa grupacione politike po manipulojnë dhe keqpërdorin nxënësit, ndërsa Ministrai kompetente hesht. Për plenumin e arsimtarëve gjithë mësuesit dhe drejtorët që i shfrytëzojnë nxënësit për qëllimet e tyre politike, gjithë janë të turo për këtë profesion të shenjtë. Apelojmë deri tek ata që të mos i vendosin nxënësit në situata të palakmueshme dhe i bëjmë thirrje Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) të reagojë në kohë dhe t’i dënojë këto ngjarje”, thuhet në apelin e plenumit të arsimtarëve.

Ata gjithashtu kërkojnë nga Avokati i Popullit dhe Komiteti i Helsinkit të hetojnë të gjitha ngjarjet dhe të ndërmarrin masat e nevojshme, si dhe të njoftohen të gjitha ambasadat e huaja për keqpërdorimin e personave minoren për qëllime politike.