Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti për “TV21” tha se ai dëshironte t’i ofronte Ziadin Selës dhe Afrim Gashit që të bëhen pjesë e qeverisë.

“Doja t’i ofroja Selës dhe Gashit të bëhen pjesë e Qeverisë, por ata nuk erdhën në mbledhje” – tha Ahmeti, duke aluduar në thirrjen që ai u dërgoi atyre për një takim në përvjetorin e Marrëveshjes Kornizë.

Ahmeti theksoi se askush nuk besonte në idenë se do të kishte një kryeministër shqiptar, por, siç theksoi ai, kjo do të bëhej realitet.

Ai tha se kryetari i LSDM-së dhe partneri i tij i koalicionit Zoran Zaev nuk ishte i lumtur për fitoren e BDI-së.

“Padyshim që lideri i LSDM-së, Zoran Zaev nuk është i kënaqur me fitoren e BDI-së në zgjedhjet e fundit të parakohshme parlamentare”, tha Ahmeti.

Ai shtoi se Zaev kërkoi falje për atë që ka thënë në përgjimet e paligjshme se shqiptarët nuk kanë vlerë sa për pesë para.

“Zoran Zaev kërkoi falje për atë që ju tha shqiptarëve se nuk vlejnë as 5 para”, tha Ahmeti./