Ajri në Shkup këtë mëngjes ishte i ndotur. Koncentrimi i grimcave PM10 të matura në stacionet e matjes të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor lëvizin nga 129 në Gazi Babë, 142 në Qendër, 167 në Karposh, 172 te Rektorati dhe 230 në Lisiçe.

Sipas matjeve në Shkup ajri është i ndotur nga data 6 dhjetor në orët e pasdites. Nga ajo datë koncentrimi i grimcave PM10 është mbi nivelin e lejuar nga 50 mikrogramë në një metër kub dhe arrijnë vlera prej 200 mikrogramë deri mbi 600 mikrogramë. Ajri më i ndotur gjatë kësaj periudhe ka qenë në Lisiçe ku mbrëmë në ora 22 janë matur 642 mikrogramë në metër kub.

Sipas meteorologëve për pasdite është paralajmëruar erë e përforcuar jugore e cila mund të pastrojë ajrin e ndotur.

Nga fillimi i dhjetorit gjegjësisht më 1,2 dhe 3 dhjetor ajri nuk ka qenë i ndotur.

Raportet mujore tregojnë se muajin e kaluar, gjegjësisht në nëntor qytetarët e Shkupit kanë thithur ajër të ndotur midis 19 dhe 26 ditë. Në Gazi Babë ajri ka qenë i ndotur 19 ditë, në Qendër dhe Karposh 20, në Lisiçe 25 dhe më së shumti tek Rektorati 26 ditë.

Që të ndërmerren masa prej organeve kompetente duhet koncentrimet e grimcave P10 të jenë mbi maksimumin pesë ditë radhazi.

Autoritetet e qytetit në drejtim të zvogëlimit të ndotjes në periudhën e kaluar zbatuan aksion për pastrimin e Shkupit dhe vendosën ndalesë për lëvizjen e automjeteve në Vodno gjatë fundjavës. /Fol/