Sot në ora 6:45 në pikën pagesore në autostradën Gostivar-Tetovë ka ndodhur një aksident mes dy makinave, në makinën e tipit Toureg kishte 4 persona të cilët janë lënduar rëndë dhe janë transportuar në spital, ndërsa në makinën e tipit Mercedes kishte vetëm një person, vozitësja e cila si pasojë e lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë. Për momentin në vend ngjarje kanë arritur edhe nga Prokuroria. Rruga vazhdon të jetë e hapur në të dy kahjet.