Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para disa momenteve në rrugën Tetovë-Jazhincë.

Sipas informatave të para,jozyrtare të siguruara, mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Vratnicë.

Në vend ngjarje kanë dalë ekipet e policisë, zharrfikësit, si dhe shumë automjete të ndihmës së shpejtë.

Informatat e para jozyrtare nga vendi i ngjarjes flasin se ka mundësi që në aksident të ketë edhe viktima.