Organizata ‘Manifesti maqedonas’, përmes një letre drejtuar presidentit të Maqedonisë, Gjorgji Ivanov si dhe kryeparlamentarit Trajko Veljanovski, paralajmëron kreun shtetëror lidhur me planin e ashtuquajtur B të Zaevit me shqiptarët, për konstituimin e Parlamentit të Maqedonisë.

Sipas kësaj organizate ky plan është arritur në Strugë mes terroristit Ali Ahmetit dhe ministres shqiptare Mimi Kodheli.

Qëllimi i planit gjoja është bllokimi i presidentit të vendit përmes konstituimit të Parlamentit dhe zgjedhjes së kryeparlamentarit të ri, sic e quajnë, terroristi Talat Xhaferi.

“Në këtë mënyrë, cdo vendim  i marrë nga presidenti për gjengje të jashtëzakonshme apo luftë patjetër duhet të kalojë në Parlament, ku shumicën do ta kenë elementet anti-shtetërore dhe anti-maqedonase. Pastaj plani B parasheh krijimin e qeverisë pa mandatin e presidentit dhe atentat mbi atë, që të mundet në mënyrë ‘ligjore’  kryeparlamentari shqiptar ta udhëheq Maqedonisë. Atëherë protestat qytetare do të përfundojnë me dhunë dhe gjak mbi popullin maqedonas”, thuhet në reagim.

Kjo organizatë kërkon  nga kreu shtetëror dhe VMRO-ja të gjejnë mënyrë  për të mos lejuar këtë skenar i cili rrezikon shtetin e maqedon. Ata ftojnë qytetarët që ta bllokojnë Parlamentin e Maqedonisë.