Një shofer dhe një bashkëudhëtarë kanë vdekur, ndërsa personi i tretë ka marrë lëndime të lehta trupore në një aksident trafiku gjatë natës së kaluar në rrethinat e Shkupit.

Ndërsa po gjatë ditës së djeshme janë zbuluar një numër i madh i shkeljes ku janë sanksionuar plot 71 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin me shpejtësi jashtë normave të lejuara, ndërsa dy shoferë janë gjetur nën ndikimin e alkoolit dhe 16 të tjerë pa lejë drejtimi. Kurse nga trafiku janë bllokuar 12 automjete që rezultonin të paregjistruara, raporton Alsat-M,.

Policia ka sanksionuar edhe një këmbësor i cili ka kaluar rrugën jashtë kalimit për këmbësor, dy të cilët kanë kaluar rrugën në dritën e kuqe të semaforit, shtatë shoferë të cilët kanë kaluar udhëkryqin në dritën e kuqe, një shofer i cili nuk ka dhënë leje për tejkalim të këmbësorëve dhe tre për parakalim jo të rregullt.