Në Ministrinë e Drejtësisë tani për tani nuk ka propozim rreth ndryshimeve kushtetuese, që duhet të dalin nga implementimi i Marrëveshjes nga Prespa, deklaroi sot ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.

Ajo duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me ndryshimet kushtetuese dhe hapat e mëtejshëm në kuadër të konferencës rajonale me temë çradikalizimi, trajtimi dhe risocializimi i personave të dënuar në Ballkanin Perëndimor theksoi se ditët në vijim duhet që të sjellin vendime për vijimin e ngjarjeve.

“Duhet që të merren vendime nëse do të shkohet në zgjedhje të parakohshme aspo në ndryshime kushtetuese nëse sigurohet shumica”, tha ajo.

Sqaroi se procedura e filluar në përgatitjen e ndryshimeve të Kushtetutës nuk nënkupton menjëherë që të fillohet me amendamentet kushtetuese, të cilat teknikisht janë drafte, por me propozimin për ndryshimin e Kushtetutës, e cila është tekst përshkrues.

“Kështu që nëse ekziston shumicë Qeveria do të fillojë me këtë procedurë”, tha Deskoska.

Ajo shtoi se kur të shqyrtohen hapat e mëtejshëm do të arrihet marrëveshje në kuadër të Qeverisë rreth asaj se cili institucion do ta ndërmarrë detyrën për përpilimin e ndryshimeve.

“Sigurisht që më tepër informacione kanë negociatorët, të cilët i dinë detajet nga negociatat, por sidoqoftë do të kihet marrëveshje në Qeveri se cili institucion do ta japë formën e këtyre ndryshimeve”, shtoi ministrja e Drejtësisë.