Në një aksident në Stajkovcë, dje ka ndërruar jetë 22 vjeçari B.A nga Shkupi.
Viktima ka qenë duke drejtuar veturën ‘folksvagen golf’ dhe në dnërkohë ka humbur kontrollin dhe është përplasur në gardhin e hekurit dhe më pas murin e betonit.

Në aksident është lënduar rëndë bashkëudhëtarja 14 vjecare nga Shkupi ndërkaq më lehtë 49 vjecarja gjithashtu nga Shkupi.

Të dyjat kanë marrë ndihën mjekësore në spitalin ‘Shën Naumi i Ohrit’.

Trupi i të ndjerit ëhstë dërguar për obduksion.