Me 09.02.2019 në ora 02.30 është lajmëruar se në Berovë në udhëkryqin nga rruga “Pioneri” dhe rruga “Karposh”, vetura e tipit “ BMV X5” me targa nacionale bullgare e drejtuar nga M.K.(31) nga Berova është goditur me një mur metali nga një oborr, transmeton Almakos.

Në aksident është lënduar rëndë bashkëudhëtarja 17 vjeçare, e cila me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Spitalin Klinik në Shtip, dhe pastaj në Kompleksin e Klinikave ‘Nënë Tereza’ në Shkup.

Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Berovë dhe po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.