Një person e ka humbur jetën, ndërsa tre janë lënduar në një aksident rrugor që herët në mëngjes rreth orës 4:30 ka ndodhur në afërsi të fshatit Srpci, në rrugën magjistrale Prilep-Manastir.

Sipas kumtesës së policisë, aksidenti ka ndodhur midis automjetit “BMV” me targa të Ohrit të drejtuar nga A.R. (42) nga Ohri dhe automjeti “Kia Sorento” me targa të Shkupit të drejtuar nga T.K. (25) nga Shkupi.
Në vendin e ngjarjes jetën e ka humbur shoferi i “BMV”-së A.R.

Personat e lënduar janë dërguar në Spitalin klinik në Manastir për t’ju dhënë ndihmë mjekësore.
SPB Manastir në vendin e ngjarjes ka kryer ekspertizë. Policia punon në zbardhjen e plotë të rastit.