LSDM gënjen vazhdimisht dhe pa kurrfarë arsye edhe atë para syve të të gjithë qytetarëve. Sikurse deri më sot edhe një herë gënjeu dhe fjalët e tyre nuk janë asgjë përveç premtime

LSDM i ka gënjyer të rinjtë dhe në 100 ditët e kaluara nuk ka  bërë asgjë për tu përmirësuar jetën këtyre. Të rinjve LSDM, u premtoi siguri, por vetëm si premtim parazgjedhor. Stefan Bogoev dhe Ivana Tufgexhiq,  u ulën në foteljet e kuvendit i fituan funksionet e dëshiruara si dhe përfitimet financiare dhe harruan në premtimet të cilat u dhanë . Kaluan 100 ditë nga paaftësia e LSDM dhe për të rinjtë nuk ka as “B” nga punësimet e garantuara. Projekti  Garancia e të Rinjve të cilën e premtoi LSDM në mënyrë magjike u zhduk. LSDM premtoi se nga buxheti do të ndajë 8. 8 milion euro për këtë projekt për të rinjtë që të mbesin në shtet. Jo vetëm që nuk i ndau këto mjetet me rebalancin e buxhetit por në të kundërtën e shkurtoi për 1,5 milion  të destinuara për arsim me këtë rebalanc. Maqedonia për çdo ditë i përjeton gënjeshtrat e LSDM dhe Zoran Zaevit.