Një person ka mbetur i lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, më saktësisht në rrugën “UÇK”.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:00.

“Mbrëmë rreth orës 23:00, në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë ka ndodhë një aksident trafiku, ku një veturë për shkaqe akoma të pa sqaruara ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. Në këtë aksident është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo.

Ndryshe, të dielën në Kosovë kanë ndodhur 42 aksidente trafiku, 21 prej tyre ishin me persona të lënduar kurse 21 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.