Një aksident që ka ndodhur pak çastesh më parë në afërsi të Komunës në Tetovë, kanë mbetur të plagosur 4 persona njëri me lëndime trupore.

Sipas informacioneve nga dëshmitarët, në aksidentin e rëndë janë përfshirë dy makina të tipit Golf 4 dhe Golf 5, me targa të Tetovës. Ekipet e policisë dhe ekipet e ndihmës së shpejtë kanë arritur në vendngjarje. Të lënduarit me ambulancë janë transportuar për në Klinikën e Spitalit të Tetovës.

Ekipet e policisë po kryejnë inspektimin në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet dhe gjithçka që lidhet me aksidentin.