Një grua e moshuar ndërroi jetë, pasi është përplasur nga autobusi i linjës së Kamzës tek “Ura e Institutit”.

Mësohet se, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:30.

E moshuara ishte duke kaluar rrugën në momentin që u aksidentua nga autobusi. Përplasja ka qenë fatale, pasi ka ndërruar jetë menjëherë.

Policia ka ndaluar drejtuesin e autobusit me inicialet B. Ç., ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.