Vizita e kryeministrit Zoran Zaev, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev dhe ministrit të Bujqësisë, Lupço Nikolovski në Tikvesh është anuluar për shkak të aksidentit tragjik që ndodhi sot në autostradën Shkup-Tetovë ku si pasojë humbën jetën 13 persona.

Për sonte, siç njoftoi zyra e kryeministrit, ishte planifikuar një mbledhje e jashtëzakonshëm e qeverisë për aksidentin tragjik, ndërsa kryeministri Zaev është planifikuar të vizitojë nesër të lënduarit.