Sonte Policia njoftoi se automjeti me targa të Shkupit për shkak të neglizhencës nga shoferi ka goditur në automjetin e policisë që ishte edhe prokurorja e PSP-së, Fatime Fetai.

Sipas inspektimit të policisë nuk ka të lënduar, dhe nga aksidenti u shkaktuan dëme të vogla.

Pas incidentit, Fatime Fetai u nis për pritjen e sotme të organizuar nga Ambasada Amerikane, me rastin e 4 korrikut./TetovaSot