Është aksidentuar ish ministrja e Kulturës Elizabeta Kamçevska Milevska mëngjesin e sotëm. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të spitalit të qytetit, ndërsa tani për tani nuk dihet se kush është fajtorë për aksidentin.

Në vendngjarje ka ardhur policia ndërsa sipas asaj që mund të shihet nuk është bërë dëm i madh.

Makina e ish ministres është përplasur me një makinë të autoshkollës.