Personazhi i njohur i showbizit Vali Corleone është aksientuar gjatë mbrëmje së sotme (e diele) gjatë një udhëtimi me makinë.

 

Mësohet se ai në veturë nuk ishte i vetëm, por i shoqëruar nga një femër, ndërsa si pasojë e shpejtësisë së madhe nuk e ka vërejtur akullin që është shfaqur para tij.

Sipas Corleones, ai po lëvizte me shpejtësi 290-300 kilometra/orë, teksa pas devijimit, vetura e tij është rrokullisuar disa herë.

Në vendngjarje është paraqitur menjëherë Policia, e cila ka shqyrtuar rastin.

Ndërkohë, gjendja e Valit është shumë e mirë dhe nuk ka pasuar asnjë lëndim, madje, ai ka ndarë me fansat një video në rrjetin social “Facebook”, ku shfaq imazhe nga makina e tij e shkatërruar tërësisht pas aksidentit.