Një aksident ka ndodhur në qarkoren e Shkupit në të cilin u përfshi ish presidenti kroat Stjepan Mesic.
Ish presidenti është përplasur më automjetin e ambasadës kroate me një automjet me targa të Shkupit, gjatë kohës që po kthehej në hotel.
Si pasoje e aksidentit nuk ka persona të lënduar, njofton TV24.
Nga MPB e kanë konfirmuar rastin e aksidentit dhe vendndodhjen duke thënë se kanë ndërhyrë pas një lajmërimi nga ana e kalimtarëve të rastit.