Me moton ,,Na mendoni dhe neve ”Kryqi i Kuq në Kumanovë me rastin e Ditës Botërore të Luftës kundër Urisë dhe Javës së Luftës kundër Urisë realizoi fushatë per ti ndihmuar qytetarët e varfur.

Grrumbullimi i parave është bërë nëpërmjet aktivitetit të shitjes së bonove të vlefshme si dhe kontributit vullnetarë me çka do të përgaditen pako për familje me raste sociale në qytetin e Kumanovës.

Kryqi i Kuq Kumanovë ka derguar apel deri tek të gjithë qytetarët,firmat,instutucionet,që të inkuadrohen ne aksionin humanitar të Kryqit të Kuq në Kumanovë në Javën e luftës kundër urisë qe të japin kontributin e tyre sipas mundësive që kanë ,në lehtësimin e përditshmërisë së familjeve më të rrezikuara sociale nga Kumanova,Likova dhe Nagoriçani i Vjetër-deklaroi Bojan Petrushevski ,sekretar i organizatës komunale të Kryqit të Kuq .

Qindra miliona njerëz në mbarë botën mbesin të uritur,ndërsa në çdo 3.6 sekonda dikush vdesnga uria./fol.mk