Dënohet ashpër gjuha e urrejtjes së kandidatit për kryetar komune në Karposh, Stevço Jakimovski, i cili gjatë një tubimi në fushatën parazgjedhore ironizoi me kundërkandidatin e tij, duke e quajtur homoseksual, përcjell Fol.

Komiteti i Helsinkit thotë se fjalimi i Jakimovskit ka pasur propagandë kundër personave me orientim të ndryshëm seksual, i cili poashtu është vërejtur edhe në materiale të shtypura në komunë.

Përndryshe Komiteti i Helsinkit do ta paditë atë në Prokurorinë Themelore Publike, për veprën penale sipas nenit 319 të Kodit Penal, me të cilin parashiet burg prej një deri pesë vite. /Fol/