Mbrëmë vonë, Ministria e punëve të brendëshme ka realizuar një aksion të madh policor në Qendër të Shkupit, transmeton Zhurnal.mk

Ndonëse akoma nuk kanë dalë me ndonjë informatë zyrtare, megjithatë jozyrtarisht mësohet se aksioni është bërë në shenjë kontrolle tek objektet hotelerike dhe objekte të tjera që janë me qëllim argëtimi, ndërsa në shënjestër kanë qenë dhe agjencitë e sigurimit.