Matja e rrjetit që amvisërive me sisteme të vendosura fotovoltaike u mundëson të shesin tepricën e energjisë elektrike nga prodhimi i energjisë elektrike është në fillim në Maqedoni. Në shtet nuk ekziston mundësi ligjore për një gjë të këtillë dhe për këtë shkak organizatat qytetare propozojnë vendosjen e kësaj mase në Ligjin e ri për energjetikë, që është në përgatitje, përcjell Fol.

Organizatat qytetare kërkojnë t’u mundësihet amvisërive pa hapur kompani, vetëm me marrëveshje me distributorin, të kyçen me rrjetin dhe ta shesin në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Sipas Sonja Ristevskës, e cila është autore e studimit ‘Marja e rrjetit në RM, mundësitë, perspektivat, shembujt – si deri në energji më të pastër’ fitimet nga vendosja e kësaj mundësie janë të mëdha, sepse amvisëritë do t’i ulin faturat për energji elektrike, do të ketë humbje më të vogla dhe rënie në rrjetin elektro-shpërndarës, veçanërisht në ditët me konsum më të madh të energjisë elektrike dhe çfarë është me rëndësi më pak do të ndotet mjedisi i jetesës.

Përveç Sllovenisë, e cila para dy viteve e vendosi këtë masë, Maqedonia është më pak më përpara nga vendet e tjera në rajon, sepse, siç thekson Ristevska, seriozisht po bisedohet në këtë temë.

Për zbatimin e plotë të një masa të tillë në Maqedoni, është e nevojshme të rritet ndërgjegjësimi publik tek qytetarët të cilët, nëse do të vendosnin sisteme të prodhimit të energjisë elektrike dhe do të shesin energji elektrike, atëherë përdorues pasivë do të bëheshin faktorë aktivë në prodhimin e energjisë elektrike. /Fol/