Komuna e Çairit dhe NP “Higjiena komunale” nesër dhe pasnesër do të zbatojnë aksion për grumbullim dhe largim të aparateve të vjetra nga teknika e bardhë, televizorë, mobilje…, NP Higjiena komunale do ta mbledhë mbeturinat elektronike dhe ato të mobilieve pa kompensim material, ndërsa deponim të mbeturinave të tjera nuk është i lejuar.

Amvisëritë, këto lloj mbeturinash të dedikuara për të hedhur duhet ta vendosin para hyrjes së shtëpive dhe oborreve ose në afërsi të drejtpërdrejtë të ndërtesave banesore në periudhën nga ora 7:00 deri në orën 9:30. Mbeturinat nuk guxojnë ta pengojnë lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.

Nesër do të mblidhen mbeturinat elektronike dhe ato të mobilieve në lagjen “Teneqe Mëhallë”, “Fushë Tophanlë”, Çair dhe Dizhon, ndërsa pasnesër në Gazi Babë, Seravë, Tophana e Vjetër, Sahat Kullë, Bit Pazar dhe Doqanxhik.