Ministria për punë të brendshme ka bërë apel deri tek të gjithë qytetarët që posedojnë lejë për mbajtje të armës deri më datë 12 prill të këtij viti të rinovojnë këto leje.
“Qytetarët dhe personat juridik që posedojnë armë me leje të vjetër janë të obliguar që të dërgojnë kërkesë për zëvendësimin. Kërkesa duhet të dërgohet deri në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Reparti për punë qytetare, Sektori për armë, materiale të rrezikshme dhe shpërthyese, agjencione për siguri dhe aktivitete zbuluese, reparti për armë, materiale të rrezikshme dhe shpërthyese sipas vendit të jetesës së personit fizik, gjegjësisht të personi juridik”, kanë bërë të ditur nga MPB, transmeton SHENJA.