Aksion për testim anonim dh pa pagesë për Hepatit C do të mbahet
sot prej orës 9:30 deri në orën 12:00 në QT Ramstor moll në Shkup, me rastin e Ditës botërore për luftë kundër hepatitit, ndërkaq në organizim të Hepar Qendrës Manastir.
Në aksion do të marrë pjesë edhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Goce Çakarovski.
Qëllimi i ngjarjes është ngritja e vetëdijes për luftë kundër Hepatitit B dhe C, si problem publik shëndetësor në nivel botëror dhe evropian. Statistikat në nivel global tregojnë se 80 për qind e të infektuarve me hepatitin kronik B apo C, nëse nuk trajtohen me kohë, mund të marrin karcinom të
mëlçisë apo sëmundje malinje, karcinom hepatocelular, që paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për jetën e pacientit.
Hepar Qendra manastir është pjesë e lëvizjes globale NOhep, në patronatin e Organizatës botërore të shëndetësisë dhe Aleancës botërore për luftë kundër hepatitit. Fushata e sivjetme e Hepar Qendrës Manastir është mbështetur nga shumë personalitete publike.