8 C
Tetovo
E mërkurë, 10 Qershor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniAksion policor në Gostivar dhe Tetovë: Privohen nga liria pesë persona për...

Aksion policor në Gostivar dhe Tetovë: Privohen nga liria pesë persona për vozitje pa patentë shoferi

Gjatë ditës së kaluar (09.06.2026), zyrtarë policorë nga Departamenti Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Gostivar dhe Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Tetovë, në koordinim me prokurorin publik, kanë realizuar kontrolle aksionale me çka kanë privuar nga liria pesë persona për shkak të drejtimit të automjetit pa patentë shoferi.
Në ora 10:00 në lagjen “Tullana” në Gostivar, është ndaluar një motoçikletë me targa të Gostivarit, e drejtuar nga Sh.Z. (42) nga fshati Gjonovicë e Poshtme, rrethina e Gostivarit.

Në ora 10:00 në të njëjtin lokacion në lagjen “Tullana” në Gostivar, është ndaluar një motoçikletë me targa të Gostivarit, e drejtuar nga një 17-vjeçar nga Velesi. I mituri është privuar nga liria në prani të inspektorit për të mitur.

Po ashtu, në ora 10:00 në lagjen “Tullana”, është ndaluar një motoçikletë me targa të Gostivarit, e drejtuar nga A.E. (71) nga Gostivari.

Në ora 11:30 në bulevardin “Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, është ndaluar një motoçikletë me targa të Gostivarit, e drejtuar nga M.A. (72) nga Gostivari.

Në ora 15:00 në udhëkryqin e rrugës “Bllagoja Toska” dhe rrugës “Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet udhëtarësh “Smart” me targa të Tetovës, i drejtuar nga B.L. (20) nga Tetova.

Pas konsultimit me Prokurorin Publik, pesë personat janë privuar nga liria dhe janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa motoçikletat dhe automjeti u janë konfiskuar. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen padi përkatëse.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments