Automjete të blinduara dhe njësite speciale, sot kanë zhvilluar aksion policor në Haraçinë ku janë kërkuar trafikantë të emigrantëve, njofton Portalb.mk.

Lajmin për Portalb, e ka konfirmuar zëdhënësja e MPB-së, Natalia Spirova.

“Po sot ka pasur aksion policor dhe bëhet fjalë për kërkim të trafikantëve me emigrantë. Tani për tani nuk mundemi asgjë të tregojmë pasi që ende forcat policore janë në terren, ndërkaq gjatë ditës do të dalim me kumtesë zyrtare”, tha për Portalb, Spirova.