Dy nga tetë të dyshuarit për disa vepra penale, sidomos për mashtrim zgjedhor u sollën në Gjykatën Penale të Shkupit, pasi Prokuroria Speciale Publike e hapi punimet e saja të para penale, njofton TetovaSot.

Në Gjykatën Penale të Shkupit para Gjytarit i pari u sollë Kryetari i komunës së Pustecit të Shqipërisë, Edmond Temelko, pasi në mëngjes u arrestua në Resnjë, dhe disa orë më vonë edhe një person tjetër i cili ishte gjoja nga Komisioni Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Çairit.

Para Gjykata Themelore Shkup 1 sot mund të shihen avokatë të njohur të specializuar në të drejtën penale.

Dy gjyqtarë do të merren me rastin e quajtur “Titanik”. Gjyqtarët Jovan Lazarevski dhe Slavjanka Jankoska do të “ndajnë” lëndën, pra secili prej tyre do të veprojë për katër të dyshuar.

Prokuroria Speciale Publika për të gjithë tetë personat ka kërkuar nga gjykata që të shqiptojë masën e paraburgimit.

Në veçanti, për Edmond Temelkon është kërkuar paraburgim sepse ai është shtetas shqiptar dhe ka rrezik real për arratisje, dhe në disa të tjera për shkak të rrezikut të ndikimit në dëshmitarët apo në shkeljen e ligjit.