Aktivistë të LR PDSH Tetovë ju përgjigjën pozitivisht një aksioni për dhurim të gjakut. Me moton “Gjaku Juaj shpëton jetë” , qendra e transfiologjise ne bashkëpunim me Kryqin e Kuq kishin organizuar nje fushatë për dhurimin e gjakut.Ky aksion organizohet disa herë në vit me qellim te dhurimit te gjakut për tju ndihmuar të sëmurve dhe per të shpëtuar jetë.Disa aktivist të LR PDSH Dega Tetove, ishin organizuar duke ju përgjigjur pozitivisht këtij aksioni. Ky gjest simbolik, ndoshta do inicoj edhe sensibilizim dhe solidarizim ende mê , që edhe organizata tjerë, individ dhe kolektive të ndryshme të bëhen pjese e këtij aksioni humanitar me moto: Gjaku Juaj shpëton jetë.