Duke marrë parasysh ngecjet në punimet e Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës, ne kuadri artistik i Teatrit të Tetovës jemi të shqetësuar për këtë vonesë. Prezentimi i planit të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës është bërë në vitin 2012, ndërkaq, hedhja gurrëthemelit të këtij objekti është bërë më 28 nëntor 2014. Sipas planifikimit të Ministrisë së Kulturës, Teatri dhe Biblioteka e Tetovës duhet që të përfundoj në vitin 2017. Ne aktorët e Teatrit të Tetovës pyesëm:
1. Pse janë bërë vonesa në ndërtimin e këtij objekti?
2. A do të ndikoj në prolongimin e punimeve shkrutimi i buxhetit për 1 milion euro?
3. A do të realizohet ky projekt në kohën e paraparë (pra gjatë vitit 2017)?
4. Nëse jo, atëher cili është afati i përfundimit të objektit të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës?
5. Të bëhen publike të gjitha punët rreth ndërtimit të objektit në të kundërtën do te konsiderohet keqpërdorim.
 
Nga aktorët e Teatrit të Tetovës.