Akuzat për korrupsion kanë çuar drejt dorëheqjes ministrin japonez të Ekonomisë, Akira Amari. Episodi shihet si një goditje e fortë për kryeministrin Shinzo Abe.

Vendimi i Amarit ishte i papritur, por edhe pse i mohon me forcë pretendimet e një reviste vendase, se ka marrë ryshfete nga një kompani ndërtimi, ai sërish ka vendosur ta lërë ministrinë që drejton.

Amari, që portofolin e ministrit të Shtetit për Politikat Ekonomike dhe Fiskale e mbante që nga fundi i 2012-s, është konsideruar gjerësisht si njëri prej njerëzve më të besuar të Abes në Parlament.

1453994580aki