Alajdin Demiri, në emisionin Click Plus në tv21,ku u debatua në temën ”Shqiptarët dhe perëndimi  mes tjerave sqaroi se moskrijimi i qeverisë ishte dhe një kurth i VMRO-DPMNE-së.

Refuzimi i mandatit do të thotë se dikush tjetër do duhet të bëj  shumicë parlamentare . Ky  kurth i VMRO-DPMNE-së u zbatua nëpërmjet  Ivanovit sepse ai  funksionoi si frontman i VMRO-së, theu kushtetutën dy herë dhe  nuk i dha mandatin Zaevit.Ai  bëri një garë dhe në kontekst të saj cfarë negociohet.

Unë nuk dua të hy në zënkat e partive si u bë dhe pse, fatmirësisht u bë se në pjesën shqiptare nuk pat fitues, nëse analizohet kur doli elektorati të votojë pozita u degradua, politikisht u delegjitimua. Ideja ishte që humbësit të bëjnë qeverinë , tha z. Demiri.

Në vazhdim të debatit ,në disa raste  gjatë kohës kur debatonte Alajdin Demiri,pati ca ndërhyrje nga  ana e deputetit të BDI-së  Artan Grubi të cilit z. Demiri ia mbylli gojën duke e pyetur: “ Si të të vlerësoj si përkthyes i Ali Ahmetit nëse je i paedukatë nuk kam çfarë të bëj, argumentet e mia nuk i vlerëson askush e as ti, ti je tjetërkush, në këtë pishmanllëk”, dhe më pas vazhdoi  me argumentimin e tij se është jopolitike dhe strategji e interesave të grupeve të caktuara të BDI-së.

Aty ka një pjesë që nuk don të shkojë me VMRO-në dhe një pjesë fuqimisht që don, analizë më e saktë e koalicionimit 16 vite BDI u krijuan lidhjet e strukturave jopolitike. Këtu ndodhën kushtuesi, i kapën panika e VMRO-së, si të shkojmë me LSDM se ajo i pranon kërkesat dhe strategjinë pse heshtet për të ndërprerë histerinë e VMRO-së. Mos ketë kohë dhe historia do jetë e shtrejtë dhe pse bëhet e rëndë e tash keqtrajtohet edhe Han, interpretimet janë të çuditshme edhe ata nuk janë të qartë dhe këtu lexohen ndryshe, monopolin e harxhuat se nuk e keni tashmë, është irelevante se këta thonë”, thumboi kështu mes tjerave Demiri në replikën e tij.

 

© fol.mk